Ndërlidhjet

Nikolliqi uron sot Obamën


Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq.
Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq.
Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, i ka uruar sot presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, rizgjedhjen për mandatin e dytë presidencial.

Siç raportojnë mediat serbe, Nikolliq ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me Obamën dhe administratën e tij, për realizimin e synimeve të përbashkëta.

Nikolliq ka qenë në qendër të disa raporteve të mediave se përse nuk ka uruar Obamën në ditën e fitores, ashtu si edhe kolegët e tij në rajon dhe botë.

Obama është rizgjedhur në zgjedhjet e së martës, kundrejt rivalit të tij republikan, Mitt Romney.
XS
SM
MD
LG