Ndërlidhjet

Serbia do të vazhdojë të financojë strukturat e saj në Kosovë


Foto ilustruese
Foto ilustruese
Këshilltari për politikë të jashtme i presidentit të Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se Serbia “nuk do të pushojë së financuari institucionet serbe në Kosovë”.

Në një intervistë për mediat serbe, ai ka thënë se Serbia nuk ka “asgjë kundër transparencës në financa publike në cilëndo pjesë të territorit të saj, përfshirë edhe Kosovën”, duke shtuar se transparenca nuk do të thotë edhe pushim i financimit të serbëve të Kosovës.

Komentet e Gjuriqit pasojnë takimin e së mërkurës ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiq, nën praninë e shefes për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.

Në takimin që është mbajtur në Bruksel, pos tjerash, është biseduar edhe për transparencën e mjeteve materiale që Serbia jep për strukturat e saj në veri të Kosovës.

Zyrtarë kosovarë dhe ndërkombëtarë i kanë bërë vazhdimisht thirrje Serbisë që t'i shpërbëjë këto struktura.
XS
SM
MD
LG