E martë, shtator 02, 2014 Kosova 13:35

Lajmet

Sot nis takimi i Asamblesë Parlamentare të NATO-s

Foto arkiviFoto arkivi
x
Foto arkivi
Foto arkivi
Asambleja Parlamentare e NATO-s nis sot takimin vjetor në Pragë.

Delegatët pritet të përqendrohen në programin bërthamor të Iranit, konfliktin në Siri, krizën në Eurozonë, Pranverën Arabe, politikat e brendshme të Rusisë dhe zhvillimin e burimeve natyrore të Arktikut.

Ata po ashtu pritet të shqyrtojnë përdorimin e avionëve të telekomanduar dhe aeroplanëve të NATO-s për tërheqje nga Afganistani në vitin 2014.

Folësit e seancës plenare, që do të mbahet më 12 nëntor, përfshijnë sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, dhe liderët qeveritarë nga Republika Çeke, Gjeorgjia, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina dhe Maqedonia.

Asambleja Parlamentare e NATO-s përfshin delegatë nga 18 shtete të Aleancës, së bashku me vëzhgues nga shtatë vende të tjera.

Parlamenti Evropian dhe Organizata për Bashkëpunim në Evropë do të dërgojnë po ashtu përfaqësues.

Takimi do të zgjasë katër ditë.