E martë, shtator 02, 2014 Kosova 08:44

Lajmet

Bien shitjet e McDonald’s-it

Në njërin nga restorantet e McDonald's-it...Në njërin nga restorantet e McDonald's-it...
x
Në njërin nga restorantet e McDonald's-it...
Në njërin nga restorantet e McDonald's-it...
Korporata e McDonald’s-it ka njoftuar se shitjet e saj globale kanë rënë gjatë muajit tetor.

Kjo është rënia e parë mujore për zinxhirin e restoranteve me ushqim të shpejtë, që nga viti 2003.

McDonald’s ka thënë se shitjet në degët që kanë qenë të hapura të paktën për një vit, kanë rënë për 1.8 për qind muajin e kaluar, përfshirë ato në Shtetet e Bashkuara, Evropë, Azi, Afrikë dhe Lindje të Mesme.

Gjatë periudhës së njëjtë të vitit të kaluar, McDonald’s-i ka raportuar rritje prej 5.5% në shitjet globale.

Aksionet amerikane të kompanisë së Shteteve të Bashkuara kanë rënë për 2 për qind të enjten, përkatësisht në 85.11 dollarë.

Rëniet thuhet se janë pasojë e konkurrencës në rritje të McDonald’s-it, si dhe shpenzimeve më të vogla të konsumatorëve për shkak të ngadalësimit ekonomik global.