E shtunë, nëntor 29, 2014 Kosova 10:36

Lajmet

Nju Jorku - mungesa ekstreme të benzinës

Duke pritur në radhë në një pikë karburanti...Duke pritur në radhë në një pikë karburanti...
x
Duke pritur në radhë në një pikë karburanti...
Duke pritur në radhë në një pikë karburanti...
Majori i Nju Jorkut, Michael Bloomberg, ka urdhëruar “shpërndarje racionale” të benzinës në qytet, për shkak të mungesave ekstreme që ka shkaktuar stuhia Sandy.

Ai ka thënë se shoferët, në bazë të targave të automjeteve të tyre, do të lejohen të blejnë benzinë në ditë të alternuara.

Sistemi, që do të zbatohet nga policia, do të mbetet në fuqi për kohë të pacaktuar.

Rajoni i Nju Jorkut dhe Nju Xhërsit është përballur me mungesa të benzinës, energjisë elektrike dhe vështirësi të tjera prejse është goditur nga Sandy, dhjetë ditë më parë.

Departamenti për Energji i Shteteve të Bashkuara ka bërë të ditur se më shumë se 760,000 shtëpi dhe biznese në gjashtë shtete - shumica dërrmuese në Nju Jork dhe Nju Xhërsi - vazhdojnë të mbesin pa energji elektrike.