Ndërlidhjet

Obama viziton Birmaninë, Tajlandën...


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, do të udhëtojë drejt Birmanisë, Tajlandës dhe Kamboxhias, në vizitën e parë jashtë vendit presje është rizgjedhur për mandatin e dytë.

Lajmin e ka bërë publik Shtëpia e Bardhë, duke thënë se Obama do të udhëtojë për në Birmani më 17 nëntor për të takuar presidentin Thein Sein dhe udhëheqësen e opozitës, Aung San Suu Kyi.

Presidenti më pastaj do të qëndrojë në Tajlandë dhe Kamboxhia.

Raportet thonë se Obama do të jetë presidenti i parë amerikan që viziton Birmaninë dhe Kamboxhian.
XS
SM
MD
LG