Ndërlidhjet

Gjukanoviq - mandatar i Qeverisë së re malazeze


Millo Gjukanoviq
Millo Gjukanoviq
Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, i ka besuar Millo Gjukanoviqit mandatin për formimin e Qeverisë së re malazeze, raportojnë mediat në Podgoricë.

Sipas tyre, kjo ka qenë kërkesë e partisë së Gjukanoviqt.

Partia Demokratike e Socialistëve (DPS), në zgjedhjet e 14 tetorit, ka fituar 39 ulëse në Kuvend dhe, për të arritur shumicën parlamentare, ka formuar koalicion paszgjedhor me partitë e popujve pakicë.

Qeverinë e ardhshme, përveç DPS-së, do ta përbëjnë edhe Partia e Boshnjakëve, Iniciativa Qytetare e Kroatëve dhe Koalicioni Shqiptarëve.

Gjukanoviq ka kaluar më shumë se dy dekada në funksionet shtetërore.

Në vitin 2010 ai është tërhequr nga posti i kryeministrit për t’i pasuar detyrën Igor Llukshiqit.
XS
SM
MD
LG