E enjte, prill 24, 2014 Kosova 18:08

Lajmet

Obama diskuton bashkëpunimin me 13 liderë botërorë

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama. Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
x
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Madhësia e shkronjave - +
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka folur në telefon me 13 liderë botërorë, që nga rizgjedhja e tij më 6 nëntor.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se Obama shfaqur shpresën për bashkëpunim më të ngushtë me ta gjatë mandatit të dytë katërvjeçar në postin e presidentit.

Sipas njoftimit, Obama ka folur me udhëheqësit e Izraelit dhe të Egjiptit – dy vende këto të Lindjes së Mesme që marrin miliarda dollarë ndihma nga Shtetet e Bashkuara.

Presidenti mësohet të ketë folur edhe me liderët e Britanisë, Gjermanisë, Kanadasë, Australisë, Brazilit, Kolumbisë, Francës, Indisë, Arabisë Saudite, Turqisë dhe me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.

Në zgjedhjet e së martës, Obama ka mundur rivalin e tij republikan, Mitt Romney.