E shtunë, tetor 25, 2014 Kosova 01:06

Lajmet

Lukashenka liron nga detyra shefin e KGB-së

Presidenti i Bjellorusisë, Alyaksandr LukashenkaPresidenti i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka
x
Presidenti i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka
Presidenti i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka
Presidenti i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka e ka liruar shefin e KGB-së, gjeneralin Vadzim Zaytsau, nga detyrat e tij.

Sekretari i Këshillit Bjellorus të Sigurisë, Leanid Maltsau u tha gazetarëve në Minsk se vendimi u mor pas një mbledhje të veçantë, ku u diskutua për operacionet e KGB-së.

Presidenti Lukashenka, Prokurori i Përgjithshëm dhe kryetari i Komitetit Hetues i morën në pyetje zyrtarët më të lartë të KGB-së lidhur me zhvillimet e fundit, përfshirë edhe vetëvrasjen e kolonelit të KGB-së, Alyaksandr Kazak.

Hollësi të tjera nuk u bënë publike.