E enjte, prill 17, 2014 Kosova 08:47

Lajmet

Shtetet e Ballkanit Perëndimor zotohen për bashkëpunim më të ngushtë

IlustrimIlustrim
x
Ilustrim
Ilustrim
Madhësia e shkronjave - +
Ministrat e Ekonomisë nga shtatë shtetet e Ballkanit Perëndimor janë zotuar sot për një bashkëpunim më të ngushtë, për të përshpejtuar përpjekjet e tyre për t’iu bashkuar BE-së.

Ministra dhe zyrtarë të lartë nga Shqipëria, Bosnja, Kroacia, Kosova, Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia u takuan sot në Tiranë dhe premtuan se do të punojnë drejt caktimit të 11 pikave për rritjen ekonomike rajonale deri në vitin 2020.

Këto pika, të frymëzuara nga strategjia e BE-së për nxitjen e rritjes së vendeve të punës në Evropë deri në vitin 2020, përfshijnë uljen e deficitit tregtar, tërheqjen e investimeve të huaja dhe promovimin e ndërmarrjeve private.

“Bashkimi Evropian plotësisht i përkrahë këto përpjekje, që do të kontribuojnë në plotësimin e kritereve ekonomike për pranim”, tha ambasadori i BE-së në Shqipëri, Ettore Sequi.