Ndërlidhjet

Sërish viktima të NATO-s nga talibanët e infiltruar


Ushtar amerikan në Afganistan
Ushtar amerikan në Afganistan
NATO tha se një njeri i veshur me uniformë të ushtrisë afgane ka vrarë një pjesëtar të misionit të udhëhequr nga NATO (ISAF) në Afganistanin jugor.

Zëdhënësi i ISAF-it, Hagen Messers tha se ende nuk është përcaktuar nëse sulmuesi ishte anëtar i forcave afgane të sigurisë.

Sulmuesi u qëllua dhe u arrestua pas sulmit.

ISAF nuk e zbuloi shtetësinë e viktimës.

Një zyrtar afgan i sigurisë tha se incidenti ndodhi në qarkun Nad Ali në provincën Helmand.

Të paktën 57 anëtarë të ISAF-it janë vrarë në të ashtuquajturat sulme të brendshme këtë vit, derisa NATO përgatitet të tërheqë trupat luftarake nga Afganistani deri në fund të vitit 2014.
XS
SM
MD
LG