E dielë, tetor 26, 2014 Kosova 08:38

Lajmet

Iraku ekzekuton 10 të dënuar

IlustrimIlustrim
x
Ilustrim
Ilustrim
Iraku tha se 10 persona të dënuar për terrorizëm janë ekzekutuar të dielën.

Zëdhënësi i Ministrisë së Drejtësisë, Haider al-Saadi, tha se në mesin e të ekzekutuarve ishte një person me kombësi egjiptiane.

Ai nuk dha detaje në lidhje me akuzat. Ekzekutimet në Irak kryhen kryesisht me varje.

Në vitin e kaluar Iraku zuri vendin e katërt në botë për numrin e madh të ekzekutimeve pas Kinës, Iranit dhe Arabisë Saudite.

Human Rights Watch (HRW) tha në muajin e kaluar se Iraku ka ekzekutuar 119 njerëz në vitin 2012, krahasuar me 68 në vitin e kaluar.