E enjte, gusht 28, 2014 Kosova 01:00

Lajmet

Protestë në Greqi para votimit të buxhetit

Athine...Athine...
x
Athine...
Athine...
Qindra protestues kundër masave shtrënguese janë mbledhur pranë parlamentit të Greqisë, para një votimi për buxhetin e vitit 2013, i cili përfshin shkurtime të pensioneve dhe pagave, masa këto të nevojshme për të siguruar këstin e ardhshëm të kredisë ndërkombëtare.

Qeveria konservatore e kryeministrit Antonis Samaras pritet të fitojë votat në mesnatë. 

Një projekt-ligj shumë më i ashpër që parasheh shkurtime të shpenzimeve, është miratuar me 153 vota në parlamentin 300-anëtarësh në javën e kaluar.

Kjo paketë shkatoi protesta, në të cilat vërshuan në rrugë dhjetëra mijëra demonstrues.

Protesta të reja janë planifikuar për të dielën mbrëma.

Treshja e kreditorëve ndërkombëtarë - Komisioni Evropian, Banka Qendrore Evropiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar - kanë kërkuar masa të ashpra në këmbim për kredi. 

Kësti i ardhshëm prej 31.5 miliardë eurosh varet nga miratimi i buxhetit të vitit 2013.