E martë, shtator 02, 2014 Kosova 23:15

Lajmet

Gati tërë Venediku nën ujë

VenedikVenedik
x
Venedik
Venedik
Pothuajse tri të katërtat e Venedikut janë vërshuar nga uji, derisa turistët kanë notuar në Sheshin e Shën Markut, derisa vala e kohës së keqe e ka përfshirë Italinë veriore dhe qendrore, duke shtyrë evakuimin e 200 njerëzve nga shtëpitë e tyrë në Toskanë.

Dyqanet, shtëpitë, vendet historike janë mbushur me ujë në Venedik, dhe autoritetet thonë se 70 për qind e qytetit të kanaleve është përmbytur.

Niveli i ujit në Venedik ka shkuar në 149 cm, gjashtë herë më i lartë sesa rekordi i kaluar, që kur na nisur të bëhen regjistrime të tilla në vitin 1872, duke i shtyrë banorët që të hidhen thellë deri në bel në ujë.

Turistët me kostume banjoje janë ulur në tavolinat e kafesë të mbuluara nga uji.

Nuk ka informacione për dëmet e shkaktuara në qytetin e bukur italian.