Ndërlidhjet

Tensione të reja izraelito-palestineze


Foto nga arkivi
Foto nga arkivi
Ushtria izraelite tha se militantët e Gazës kanë hedhur edhe 10 raketa të tjera në Izrael të hënën në një përshkallëzim të konfliktit në mes të dy palëve.

Njëra raketë ka goditur një shtëpi, por nuk janë raportuar dëme të mëdha,

Më herët, gjatë ditës, aeroplanët izraelitë goditën tri zona të militantëve në Gaza.

Sipas ushtrisë, më shumë se 110 raketa që kanë goditur Izraelin që nga e shtuna.

Gjashtë palestinezë raportohet se janë vrarë gjatë dhunës, përfshirë 4 civilë. Tetë izraelitë janë plagosur në sulmet ndërkufitare.

Dhuna kërcënon të degjenerojë në një konfrontim më të madh para zgjedhjeve të 22 janarit të Izraelit.
XS
SM
MD
LG