Ndërlidhjet

Zyra Administrative shqyrton mbi 2 mijë kërkesa në veri


Zyra Administrative për Veriun e Mitrovicës
Zyra Administrative për Veriun e Mitrovicës
Zyra Administrative e Veriut të Mitrovicës deri më tash ka shqyetuar më se dy mijë kërkesa të qytetarëve në pjesën veriore, ka thënë shefja e kësaj zyre, Adrijana Hoxhiq.

Ajo nuk ka bërë me dije përkatësinë etnike të qytetarëve që kanë kërkuar ndihmë te kjo zyrë, por, veriu i Mitrovicës dhe tri komunat tjera veriore janë të banuara më shumicë serbe.

Komentet e Hoxhiqit janë bërë gjatë një takimi që ka pasur me ministren e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku.

“Deri me tani i kemi shqyrtuar me se dy mijë kerkesa te ndryshme administrative te qytetareve te Republikes se Kosoves, jo vetem nga qyteti i Mitrovices por edhe nga qytetet tjera te veriut të Republikes se Kosovës”, ka thënë Hoxhiq, duke kërkuar mbeshtetje të mëtutjeshme të Qeverisë së Kosovës.

Serbët e pjesës veriore të Kosovës nuk përfillin institucionet qendrore të Prishtinës, ndërsa pushteti në komunat serbe kontrollohet nga strukturat paralele të mbështetura nga Beogradi zyrtar.

Andaj hapja e kësaj zyre është parë si një sfidë dhe përpjekje e parë e Prishtinës që të shtrijë kontrollin atje.
XS
SM
MD
LG