Ndërlidhjet

Dyshime mbi efektin e Tamiflu-së


Tamiflu
Tamiflu
Një revistë kryesore britanike mjekësore ka kërkuar nga prodhuesi i barnave Roche, që të lëshojë të gjitha të dhënat mbi Tamiflu-në, duke pretenduar se nuk ka dëshmi se bari mund ta ndalojë gripin.

Rezerva të barit të tillë janë marrë nga dhjetëra qeveri nga tërë bota, me rastin e shpërthimit të gripit global dhe është përdorur në masë të madhe gjatë pandemisë së gripit të derrit në vitin 2009.

Të hënën, një nga hulmtuesit britanikë, iu kërkoi qeverive evropiane që ta padisin kompaninë Roche.

“Sugjeroj që të bojkotojmë produktet e Roche-s derisa ata të publikojnë të dhënat e munguara të Tamiflu-s”, ka shkruar Peter Gotzsche, lider i Qendrës Nordike në Kopenhagë.

Ai tha se qeveritë duhet të ndërmarrin aksione legale kundër Roche-së për të kthyer paratë që kanë shpenzuar “pa nevojë” në rezervat e Tamiflusë.

Në vitin e kaluar, Tamiflu është përfshirë në një listë të “barnave esenciale” nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, një listë që shpesh i nxit qeveritë dhe agjencitë e barnave ta blejnë një lloj të caktuar të barnave.

Tamiflu është përdorur për të trajtuar edhe gripin sezonal edhe virusat e rinj si ai i gripit të shpezëve dhe të derrave.
XS
SM
MD
LG