Ndërlidhjet

Izraeli kryen “goditje direkte” në Siri


Ushtria izraelite tha se ka kryer “goditje të drejtpërdrejta” të caqeve në Siri, pasi iu kundërpërgjigj të hënën një sulmi me mortaja që erdhi nga fqinji i saj verior.

Ushtria izraelite tha se tanket hapën zjarr mbi objektivat në Siri, pasi një raund me mortaja goditi një zonë të hapur në Lartësitë Golan të kontrolluar nga izraelitët.

Burimet izraelite ushtarake thanë se është goditur direkt artileria siriane, por nuk janë dhënë detaje tjera. Incidenti shënoi ditën e dytë kur Izraeli i kundërpërgjigjet me zjarr Sirisë.

Mortajat besohet se vinin nga luftimet mes forcave të Assadit dhe kryengritësve sirianë dhe duket se nuk kishin në shënjestër caqet izraelite.
XS
SM
MD
LG