Ndërlidhjet

Rasmussen "i shqetësuar" për Gjeorgjinë


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s tha se është “jashtëzakonisht i shqetësuar” rreth zhvillimeve në Gjeorgji, që nga zgjedhjet parlamentare të muajit të kaluar.

Në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, që po mbahet në Pragë, Anders Fogh Rasmusen tha se është i shqetësuar në lidhje me “arrestimet e fundit të kundërshtarëve politikë në Gjeorgji”.

Të premten, një gjykatë gjeorgjiane ka liruar me kaucion shefit e stafit të ushtrisë gjerogjiane Giorgi Kalandadze dhe komandantin e brigadës Zurab Shamatava, por i ka caktuar masë paraburgimi ish ministrit të brendshëm Bacho Akhalaia.

Që të tre u arrestuan dhe u akuzuan për shpërdorim të detyrës në javën e kaluar.

Të tretë kanë punuar nën presidentin Mikheil Saaksashvili.

Lëvizja Kombëtare e Sakashvilit i humbi zgjedhjet parlamentare të Gjeorgjisë nga Ëndrra Gjeorgjiane e kryeministrit të ri Bidzina Ivanishvili.

Rasmusen tha se “është e rëndësishme që gjykimet e tilla të mos dëmtohen nga ndërhyrjet politike”
XS
SM
MD
LG