E martë, janar 27, 2015 Kosova 19:53

Lajmet

Clinton viziton Australinë

Hillary Clinton Hillary Clinton
x
Hillary Clinton
Hillary Clinton
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton ka arritur në Australi në bisedimet që synojnë thellimin e lidhjeve ushtarake mes Australisë dhe SHBA-së.

Në kuadër të takimit me ministrin e Mbrojtjes  Stephen Smith dhe atë të  Jashtëm Bob Carr, pritet të marrë pjesë edhe sekretari i mbrojtjes, Leon Panetta.

Samiti vjetor është i pari që kur presidenti Barack Obama vizitoi Australinë një vit më parë, për të shpallur se deri në 2 mijë e 500 marinsë amerikanë, do të shkojnë me rotacion në stërvitjet e përbashkëta ushtarake, në qendrën e trajnimit në Darwin të Australisë.

Njoftimi pat shqetësuar Kinën, që është partneri kryesor tregtar i Australisë.

VOX

Prishtina

Pritjet e të rinjve për vitin 2015

Në rubrikën tonë të përjavshme VOX, të Radios Evropa e Lirë, kemi marrë mendimet e të rinjve, rreth asaj se çka ata presin nga viti 2015