E premte, maj 22, 2015 Kosova 14:59

Lajmet

Britani: Lirohet me kusht kleriku mysliman radikal

Abu QatadaAbu Qatada
x
Abu Qatada
Abu Qatada
Një klerik mysliman radikal, që përshkruhet nga prokurorët si një nga veprimtarët kryesorë të Al-Qaedas në Evropë, është liruar sot me kusht, pasi fitoi apelin kundër deportimit të tij nga Britania për në Jordani.

Abu Qatada, një jordanez me origjinë nga Pakistani, është dënuar në mungesë në Jordani për komplot të sulmeve me bombë.

Ai ka kaluar periudha të gjata në burg që nga arrestimi i tij në Britani të Madhe në vitin 2002.

Një gjykatë britanike e emigracionit mori vendim që Abu Qatada nuk mund të dëbohet në Jordani, pasi që ekziston mundësia që të mos gjykohet drejtë atje.

Qeveria britanike ka thënë se do të apelojë ndaj këtij vendimi të gjykatës.

Përzgjedhja Jonë

Manuali i IS-it për militantët, përdorni ngjyrë të padukshme dhe mustaqe false

“Një nga gjërat më të vështira të xhihadit është kur e humbet një mik”, e pranon militanti çeçen i Shtetit Islamik, Musa Abu Yusuf Shishani, në një postim në rrjete sociale të publikuar së fundi.