Liderja e opozitës në Birmani, Aung San Suu Kyi e ka nisur sot vizitën e saj të parë në Indi, pas më shumë se katër dekadash.
Ajo pritet që nesër të zhvillojë bisedime me kryeministrin indian, Manmohan Singh.
Laureatja 67 vjeçare e çmimit Nobel për Paqe e ka paralajmëruar Indinë rreth të qenit “shumë optimiste” lidhur me ndryshimet politike në Birmani.
Singh e kishte vizituar Birmaninë fqinje në muajin maj, në përpjekje për t’i forcuar lidhjet tregtare ndërmjet dy vendeve.