E hënë, maj 25, 2015 Kosova 01:13

Lajmet

Presidenti francez pritet tu përgjigjet kritikave

Presidenti i Francës, Francois HollandePresidenti i Francës, Francois Hollande
x
Presidenti i Francës, Francois Hollande
Presidenti i Francës, Francois Hollande
Vetëm gjashtë muaj pas marrjes së postit të presidentit të Francës, popullariteti i socialistit Francois Hollande është në rënie.

Të majtët janë të zhgënjyer se ai nuk e mbajti premtimin për krijimin e një programi stimulues, të sponzoruar nga shteti, ndërsa të djathtët thonë se ai po shkon duke i rritur taksat e duke mos i shkurtuar shpenzimet.

Hollande pritet të mbajë sot një konferencë të madhe për media, ku ai thotë se do të bëjë përpjekje të shpjegojë se çfarë është duke bërë në uljen e nivelit të papunësisë prej 10 përqind dhe çka po bën në drejtim të rritjes ekonomike në vend.

Një sondazh i kryer kohët e fundit tregon se në mesin e pesë aryeve të rënies së popullaritetit të Hollande radhiten: rritja e taksave, mungesa e vizionit, si dhe mungesa e zgjidhjeve të forta për ta nxjerrë Francën nga kriza.

Përzgjedhja Jonë

Si të vazhdosh jetën kur miqtë të martirizohen?

“Një nga gjërat më të vështira të xhihadit është kur e humbet një mik”, e pranon militanti çeçen i Shtetit Islamik, Musa Abu Yusuf Shishani, në një postim në rrjete sociale të publikuar së fundi.