E hënë, shtator 15, 2014 Kosova 04:00

Lajmet

Samiti i 15 vendeve anëtare të BE-së dëshmon ndarje rreth buxhetit

IlustrimIlustrim
x
Ilustrim
Ilustrim
Një samit i 15 vendeve lidere të Bashkimit Evropian po bën thirrje për një buxhet më të madh të BE-së, sesa ai që dëshiron Britania e Madhe dhe disa shtete të tjera.

Një javë para samitit të BE-së për buxhetin, vendimi i sotëm reflekon nevojën për unitet të vendeve anëtare që janë më të varfëra, të cilat po llogarisin për një përkrahje më të madhe nga buxheti i BE-së, në mënyrë që ta rikthejnë rritjen ekonomike.

Britania dhe disa shtete të tjera të pasura po bëjnë thirrje për masa të mëtejme të shtrëngimit.

Ndërkohë, një takim që ishte caktuar të mbahej sonte ndërmjet qeverive të BE-së dhe Parlamentit Evropian, pritet që të bojkotohet nga Parlamenti.

Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz tha se negociatorët e Parlamentit Evropian nuk do të marrin pjesë në takimin e sotëm me Këshillin, lidhur me buxhetin e vitit 2013, sepse ende nuk ka marrëveshje ndërmjet vendeve anëtare rreth një buxheti suplementar për këtë vit.

Përmes një deklarate Schulz tha se “shkurtimi i buxhetit të BE-së mund të kërkohet në disa shtete anëtare, mirëpo një gjë e tillë është absolutisht antiproduktive”, njofton agjencia e lajmeve, AP.