E shtunë, tetor 25, 2014 Kosova 03:22

Lajmet

Egjipt: Grupet e të drejtave përjashtohen nga takimi me BE-në

Pamje gjatë takimit të sotëm të Ministrave të Jashtëm të BE-së dhe të Ligës Arabe në KajroPamje gjatë takimit të sotëm të Ministrave të Jashtëm të BE-së dhe të Ligës Arabe në Kajro
x
Pamje gjatë takimit të sotëm të Ministrave të Jashtëm të BE-së dhe të Ligës Arabe në Kajro
Pamje gjatë takimit të sotëm të Ministrave të Jashtëm të BE-së dhe të Ligës Arabe në Kajro
Më shumë se 20 grupe që mbrojnë të drejtat e njeriut në Egjipt thanë se autoritetet vendore i përjashtuan ato në momentet e fundit nga një takim me delegacionin e Bashkimit Evropian, që po qëndron në Egjipt.

Grupet e të drejtave thonë se fillimisht kishin marrë ftesa për ta ndjekur takimin e sotëm me BE-në, mirëpo më pas Ministria e Jashtme e Egjiptit e kishte tërhequr ftesën.

Nga ana tjetër, organizatat që janë të fokusuara në bamirësi dhe ulje të varfërisë kanë marrë pjesë në takim.

Grupet e të drejtave thanë përmes një deklarate se vendimi për t’i përjashtuar nga takimi e reflekton qëndrimin e qeverisë për shmangien e temës së të drejtave të njeriut në Egjipt.

Zyrtarët egjiptianë thanë se Kajro dëshiron të fokusohet në luftimin e varfërisë, e jo në ndërtimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut.