E mërkurë, tetor 01, 2014 Kosova 01:55

Lajmet

BE u jep fëmijëve paratë e Nobelit

BrukselBruksel
x
Bruksel
Bruksel
Bashkimi Evropian ka thënë se paratë e Çmimit Nobel për Paqe do t’i japë për fëmijët e prekur nga luftërat. Lajmin e ka bërë të ditur kreu i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso.

Bashkimi Evropian ka fituar muajin e kaluar Çmimin Nobel për Paqe, i cili kap vlerën e 1.2 milion dollarëve.

BE-ja nuk ka vendosur ende se cilat projekte do t’i financojë me paratë.

Komisioni Evropian po ashtu ka nisur një garë për të zgjedhur katër evropianë të rinj që do të ndjekin ceremoninë e ndarjes së çmimit në Oslo, e cila do të mbahet muajin e ardhshëm.

Evropianët e rinj do të shoqërojnë presidentin e BE-së, Herman van Rompuy, dhe presidentit e Parlamentit Evropian, Martin Schulz.