Ndërlidhjet

BE kritikon Iranin për “zhurmat” në radio dhe televizione


Catherine Ashton
Catherine Ashton
Zyra e shefes për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ka shprehur shqetësim për “zhurmat e qëllimshme në radiot dhe televizionet në Lindjen e Mesme”.

Kryediplomatja evropiane ka thënë se “zhurmat e përsëritura, të cilat kanë origjinën në Iran, pengojnë transmetimet e mediave ndërkombëtare në territorin iranian dhe më gjerë, qysh në vitin 2009”.

Në deklaratën e saj thuhet se zhurmat janë intensifikuar qysh në mes të tetorit dhe se pengojnë mbi 500 kanale televizive dhe 200 radio-kanale.

Praktika e tillë privon qytetarët iranianë që të kenë qasje në informacione, thuhet në deklaratën e baroneshës Ashton.
XS
SM
MD
LG