E shtunë, tetor 25, 2014 Kosova 08:17

Lajmet

Raporte kundërthënëse për lirimin e talibanëve

Mullah Abdul Ghani BaradarMullah Abdul Ghani Baradar
x
Mullah Abdul Ghani Baradar
Mullah Abdul Ghani Baradar
Raporte kundërthënëse kanë qarkulluar sot në lidhje me një marrëveshje eventuale ndërmjet Islamabadit dhe Kabulit për lirimin e të burgosurve talibanë të Afganistaanit nga paraburgimi në Pakistan.

Njëri nga zyrtarët e Ministrisë së Jashtme pakistaneze ka refuzuar të konfirmojë raportet se Islamabadi është pajtuar që të lirojë disa militantë talibanë.

Mohammad Masoom Sanekzai, zyrtar i Këshillit Afgan për Paqe, ka thënë se diskutimet për të burgosurit talibanë janë pjesë e bisedimeve me zyrtarët pakistanezë, por “dy palët nuk kanë arritur ende marrëveshje”.

Agjencitë perëndimore të lajmeve, megjithatë, thonë se disa talibanë afganë tashmë janë liruar nga Pakistani.

Delegacioni afgan, i kryesuar nga Salahuddin Rabbani, ndodhet në Islambad për të kërkuar lirimin e liderëve të lartë talibanë, përfshirë komandantin Mullah Abdul Ghani Baradar.

Procesi i paqes në Afganistan do të varet në masë të madhe nga bisedimet ndërmjet Qeverisë afgane dhe liderëve talibanë, disa nga të cilët ndodhen në Pakistan.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre që luftojnë në Afganistan, kanë bërë thirrje për marrëveshje paqeje ndërmjet afganëve dhe talibanëve, në mënyrë që të tërheqin trupat në fund të vitit 2014 dhe të mos lënë rrezik për rrëshqitjen e vendit në kaos.