Ndërlidhjet

Republikanët duan hetime speciale të sulmit në Bengazi


Bengazi, 11 shtator 2012.
Bengazi, 11 shtator 2012.
Një grup i senatorëve republikanë në Shtetet e Bashkuara ka bërë thirrje për formimin e një komiteti special, për të hetuar trajtimin që i ka bërë Shtëpia e Bardhë sulmit të 11 shtatorit ndaj konsullatës amerikane në Bengazi.

“Është i nevojshëm një hetim i veçantë, sepse nuk ka asnjë kredibilitet në polemikat e shumta dhe kontradiktore që janë bërë në lidhje me trajtimin e kësaj çështjeje”, ka thënë senatori republikan, John McCain.

Në sulmin në fjalë kanë humbur jetën katër diplomatë amerikanë, përfshirë ambasadorin Chris Stevens.

Administrata e presidentit Barack Obama po kryen hetimet e veta për sulmin, që dyshohet se është kryer nga grupe që kanë lidhje me Al Kaidën.

McCain ka thënë se ligjvënësit duan të dinë se përse siguria në konsullatë nuk ka qenë mjaft e fortë për të zmbrapsur sulmin dhe përse janë injoruar kërkesat për siguri shtesë.
XS
SM
MD
LG