E premte, tetor 31, 2014 Kosova 23:49

Lajmet

Ekspertët e OKB-së i bëjnë thirrje Iranit ta hetojë rastin e Beheshtit

Ahmed Shaheed Ahmed Shaheed
x
Ahmed Shaheed
Ahmed Shaheed
Një grup i ekspertëve i Kombeve të Bashkuara i ka kërkuar sot Iranit që të ndërmarrë një hetim të pavarur lidhur me vdekjen në paraburgim të blogerit iranian, Sattar Beheshti.

Ekspertët i bënë thirrje Teheranit që ta nisë një hetim të “ pavarur, të plotë dhe të paanshëm”.

Ata kërkuan nga Irani që në veçanti të fokusohet në supozimet për torturë dhe ato rezultate t’i bëjë publike.

Ahmed Shaheed, raportuesi special i OKB-së për situatën e të drejtave të njeriut në Iran bëri thirrje për “zero tolerancë ndaj torturës”.

Beheshti, një bloger 35 vjeçar, i kishte kritikuar autoritetet e Iranit. Ai u arrestua më 30 tetor nga policia vendore, përderisa autoritetet e thirrën një javë më vonë familjen e tij për ta marrë trupin e të ndjerit.

Përderisa rrethanat e vdekjes së tij mbeten ende të paqarta, supozohet se ai është torturuar deri në vdekje gjatë kohës kur po merrej në pyetje.