E premte, korrik 25, 2014 Kosova 12:37

Lajmet

Sekretarja Clinton mund të paraqitet para Kongresit për rastin Benghazi

Hillary ClintonHillary Clinton
x
Hillary Clinton
Hillary Clinton
Një ligjvënëse amerikane tha se sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton është pajtuar që të paraqitet para Kongresit, për tu përgjigjur rreth sulmit terrorist të 11 shtatorit në Benghazi të Libisë.

Kongresistja republikane, Ileana Ros-Lehtinen, e cila është kryesuese e Komitetit për çështje të jashtme, tha se Clinton do të dëshmojë pas kompletimit të rishikimit të brendshëm të Departamentit të Shtetit lidhur me sulmin.

Ndërkohë, Departamenti i Shtetit refuzoi sot të konfirmonte deklaratën e kongresistes. Zyrtarët e Departamentit amerikan të Shtetit thanë se rishikimi nuk do të kompletohet deri në janar.