E dielë, tetor 26, 2014 Kosova 07:59

Lajmet

Petraeus: Nuk kam ndarë dokumente të klasifikuara me Broadwell

Gjenerali David Petraeus dhe biografja e tij, Paula Broadwell (Korrik 2013)Gjenerali David Petraeus dhe biografja e tij, Paula Broadwell (Korrik 2013)
x
Gjenerali David Petraeus dhe biografja e tij, Paula Broadwell (Korrik 2013)
Gjenerali David Petraeus dhe biografja e tij, Paula Broadwell (Korrik 2013)
Në paraqitjen e parë publike që nga dorëheqja e tij nga posti i drejtorit të CIA-s, gjenerali David Petraeus tha sot se ai nuk ka ndarë asnjë dokument të klasifikuar me dashnoren dhe biografen e tij, Paula Broadwell.

Patraeus u tha gazetarëve të një rrjeti televiziv amerikan se ishte afera, e jo çështja e sulmit të 11 shtatorit në Libi, që e kishte shtyrë atë të jepte dorëheqje nga posti.

Agjencia e lajmeve Reuters kishte raportuar dje se hetuesit kishin gjetur informata të klasifikuara në kompjuterin e përdorur nga Broadwell.

Sipas burimeve të sigurisë dhe sundimit të ligjit në Washington, hetuesit janë duke ekzaminuar rrethanat nëse dokumentet do të mund të fshiheshin dhe vendoseshin në kushte më të sigurta.

Pavarësisht deklaratave të sotme të Petraeus, hetuesit thonë se nuk janë duke e përjashtuar mundësinë se vetë Petraeus i ka ndarë këto informata me Broadwell.