Ndërlidhjet

Gjeorgji: Burgosen edhe zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Brendshme


Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Tbilisi
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Tbilisi
Raportohet se janë burgosur edhe disa zyrtarë të tjerë të lartë të Ministrisë së Brendshme të Gjeorgjisë.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm njoftoi sot se 12 zyrtarë të kësaj ministrie tani po mbahen në paraburgim, përfshirë edhe nëntë zyrtarët që ishin burgosur gjatë ditës së djeshme.

Edhe zëvendës kryetari i Tbilisit, Shota Khizanishvili është në mesin e të burgosurve, ndërsa njoftohet se është bastisur edhe banesa e tij.

Prokurorët thonë se më vonë gjatë ditës do të jepen hollësi rreth akuzave kundër këtyre personave që po mbahen në paraburgim.
XS
SM
MD
LG