E mërkurë, tetor 22, 2014 Kosova 15:49

Lajmet

Daçiq: Tribunali në Hagë kryen detyra politike

Ivica DaçiqIvica Daçiq
x
Ivica Daçiq
Ivica Daçiq

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, njëherësh edhe ministër i brendshëm, ka thënë se vendimi për të liruar gjeneralët kroatë, Ante Gotovina dhe Mlladen Markaç, konfirmon pohimet se Tribunali në Hagë nuk është gjykatë.

“Me këtë konfirmohen pohimet se Tribunali nuk është gjykatë, por përmbushë detyra politike, të caktuara paraprakisht”, ka thënë shefi i qeverisë serbe, para nisjes së takimit me shefin e misionit evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, Xavier Bout de Marnhac.

Ky i fundit po qëndron sot në Beograd.

Dhoma e Apelit e Trinubalit të Hagës, në fillim të leximit të vendimit përfundimtar për dy gjeneralët e akuzuar, ka thënë se nuk ka asnjë dëshmi për angazhim të përbashkët kriminal, me qëllim largimin e popullatës civile nga Krajina - territor kroat - me anë të përdorimit të forcës.