E hënë, tetor 20, 2014 Kosova 15:03

Lajmet

Ban kërkon ndaljen e dhunës izraelito-palestineze

Ban Ki-moonBan Ki-moon
x
Ban Ki-moon
Ban Ki-moon
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun i bëri thirrje të premten Izraelit dhe Hamasit që të “ndalojnë përshkallëzimin e rrezikshëm” në Rripin e Gazës për të shmangur gjakderdhjen e mëtejme në Izrael dhe territoret palestineze, ction agjencia Reuters, zëdhënësin e Banit.

“Sekretari i Përgjithshëm është jashtëzakonisht i shqetësuar për dhunën e vazhdueshme në Gaza dhe Izrael, "tha zëdhënësi i OKB-Martin Nesirky.

“Sulmet me raketa janë të papranueshme dhe duhet ndaluar menjëherë. Izraeli duhet të ushtrojë vetëpërmbajtje maksimale”, ka thënë ai.

Nesirky shtoi se Ban “ka në plan të vizitojë rajonin së shpejti.”

Diplomatët e OKB-së kanë thënë se Ban do të vizitojë Izraelin dhe Egjiptin në javën e ardhshme.