E premte, gusht 01, 2014 Kosova 13:49

Lajmet

Beteja me CEZ, Shqipëria mbetet pa ujë

TiranaTirana
x
Tirana
Tirana
Një mosmarrëveshje mes autoriteteve lokale dhe kompanisë së shpërndarjes së energjisë elektrike mbi faturat e papaguara e ka lënë Shqipërinë pa ujë, njofton AP.

Lëvizja e ka zemëruar Qeverinë, e cila ka kërcënuar se do ta gjobisë dhe do të ndërmarrë aksione legale kundër kompanisë elektrike.

CEZ ua ka ndalur energjinë elektrike kompanive të ujit në Tiranë dhe në 31 zona tjera urbane dhe rurale.

Kjo kompani deklaron se borxhi ndaj kompanise ka arritur ne 38 milionë euro dhe se ujësjellesit jane njoftuar shpeshherë për shlyerjen e borxheve.

Ministri i Energjisë, Sokol Dervishaj ka akuzuar CEZ-in se ka ndërmarrë “dënime kolektive” për të gjithë qytetarët.