Ndërlidhjet

Vazhdojnë sulmet ndërmjet Izraelit dhe Gazës


Gaza
Gaza
Aeroplanët luftarakë të Izraelit kanë bombarduar zyrën e liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh, si dhe një stacion të policisë në Rripin e Gazës.

Zyrtarë të lëvizjes islamike i kanë thënë AFP-së se selia e Haniyehit është “shkatërruar krejtësisht” nga sulmi ajror.

Autoritetet spitalore në Gaza kanë thënë se të paktën tre njerëz kanë humbur jetën gjatë natës nga sulmet izraelite.

Kabineti i Izraelit ka thirrur 75,000 forca rezervë, të cilat mund të nisin operacione tokësore në Gaza.

Situata është përshkallëzuar pasi Hamasi ka hedhur të premten një raketë në Jerusalem, për të parë pas disa dekadave.

Hamasi ka qëlluar edhe Tel Avivin me raketa.

Avionët luftarakë të Izraelit sot kanë qëlluar tunele të dyshuara të kontrabandës dhe stacione të energjisë elektrike.
XS
SM
MD
LG