E mërkurë, nëntor 26, 2014 Kosova 02:22

Lajmet

Hoxhaj kërkon njohje nga Pakistani dhe Sudani

Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj - foto arkivi. Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj - foto arkivi.
x
Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj - foto arkivi.
Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj - foto arkivi.
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë pjesëmarrjes në takimin e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, ka zhvilluar takime të ndara me ministren e Punëve të Jashtme të Pakistanit, Hina Rabbani Khar, dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Sudanit, Ali Ahmed Karti.

Hoxhaj ka kërkuar nga homologët e Pakistanit dhe Sudanit që shtetet e tyre t’i bashkohen pothuajse gjysmës së shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara, të cilat tashmë e kanë njohur Kosovën.

Dy ministrat e huaj i kanë premtuar Hoxhajt se do të adresojnë tutje njohjen e pavarësisë së Kosovës nga vendet e tyre.