Ndërlidhjet

Policia përleshet me protestuesit në Azerbajxhan


Baku, 17 nëntor 2012.
Baku, 17 nëntor 2012.
Policia në Azerbajxhan ka arrestuar rreth 30 aktivistë të opozitës, të cilët kanë bërë përpjekje që të organizojnë një protestë në Baku, për të kërkuar dorëheqjen e presidentit dhe shpërbërjen e parlamentit.

Rreth 100 persona, të tubuar përmes thirrjeve në Facebook, kanë dalë në rrugë, duke brohoritur: “Të shpërbëhet parlamenti” dhe “Presidenti duhet të japë dorëheqje”.

Policia ka shpërndarë protestuesit duke përdorur shufra gome. Disa gazetarë po ashtu janë rrahur nga zyrtarët policorë, derisa kanë bërë përpjekje për të fotografuar.

Protesta, e cila nuk ka pasur lejen e autoriteteve, është organizuar nga të rinjtë e partive opozitare.
XS
SM
MD
LG