E hënë, maj 25, 2015 Kosova 09:23

Lajmet

Përpjekje diplomatike për ndalimin e dhunës në Gaza

GazaGaza
x
Gaza
Gaza
Kreu i Hamasit, Khaled Meshaal, ka shkuar në Egjipt, për të biseduar rreth konfliktit ndërmjet Izraelit dhe Rripit të Gazës.

Ai pritet të bisedojë me shefin e inteligjencës egjiptiane, si dhe me kryeministrin turk, Recep Tayyip Erdogan.

Ky i fundit ka thënë se Izraeli duhet të përgjigjet për “masakrën” në Gaza, ku “dhjetëra palestinezë kanë humbur jetën nga sulmet e tij, në katër ditët e fundit”.

Në Uashington, Shtëpia e Bardhë ka bërë thirrje për qetësim të situatës, por ka mbrojtur të drejtën e Izraelit për t’u vetëmbrojtur.

Zyrtarët palestinezë në Uashington kanë kritikuar përgjigjen e Shteteve të Bashkuara, duke thënë se Izraeli ka shkaktuar përshkallëzimin e konfliktit me vrasjen e shefit ushtarak të Hamasit, Ahmed al-Jaabari.

Rreth 40 palestinezë dhe tre izraelitë kanë humbur jetën në dhunën që ka pasuar vrasjen e së mërkurës.

Hamasi është një lëvizje islamike, e cila kontrollon Rripin e Gazës qysh në vitin 2007.

Përzgjedhja Jonë

Si të vazhdosh jetën kur miqtë të martirizohen?

“Një nga gjërat më të vështira të xhihadit është kur e humbet një mik”, e pranon militanti çeçen i Shtetit Islamik, Musa Abu Yusuf Shishani, në një postim në rrjete sociale të publikuar së fundi.