E mërkurë, tetor 22, 2014 Kosova 11:35

Lajmet

OBI miraton rezolutë për njohjen e Kosovës

KosovaKosova
x
Kosova
Kosova
Këshilli i Ministrave të Jashtëm i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI) ka miratuar një rezolutë për Kosovën, me të cilën u bën thirrje të gjitha shteteve të mbetura të kësaj organizate, që të njohin shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës.

Në rezolutën e miratuar në sesionin e 39-të të këtij Këshilli, të zhvilluar në Xhibuti, OBI-ja thërret shtetet anëtare të Organizatës që të shqyrtojnë njohjen e pavarësisë së Republikës e Kosovës, “e cila bazohet në të drejtën për liri dhe sovranitet dhe në praktikën nacionale”.

Në rezolutë, Këshilli i Ministrave të Jashtëm të OBI-së ka mirëpritur progresin në Kosovë në 5 vjetët e shtetndertimit, veçanërisht përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë.

Rezoluta është bashkësponsorizuar nga Turqia dhe Shqipëria.