Ndërlidhjet

Sulme hakerësh në uebfaqet izraelite


Ilustrim
Ilustrim
Izraeli tha të dielën(18 nëntor) se më shumë se që nga e mërkura( 14 nëntor), janë bërë 44 milionë përpjekje nga hakerët për të thyer faqet qeveritare të internetit, që kur Izraeli filloi sulmet në Gaza.

Mnistri i Financave Yuval Steinitz tha se vetëm një përpjekje ka qenë e suksesshme në një website, të cilin ai nuk e identifikoi.

Ai tha se kjo faqe, është ringritur sërish pas 10 minutave dhe ka funksonuar normalisht.

Në shënjestër kanë qenë faqet e internetit të kryeministrit të Izraelit, presidentit dhe Ministrisë së Jashtme.

Një zëdhënës i ministrisë tha se sulmet kanë ardhur nga e gjithë bota, por shumica kanë qenë nga Izraeli dhe territoret palestineze.

Grupi i hakerëve “Anononymous, ka pranuar se ka realizuar sulme kibernetike ndaj faqeve të qeverisë izraelite që nga e mërkura, duke i quajtur sulmet e bëra nga anëtarët e rrjetit si “OpIsrael”.
XS
SM
MD
LG