Ndërlidhjet

Tetëmbëdhjetë viktima të reja në Gaza


Gaza, 19 nëntor 2012.
Gaza, 19 nëntor 2012.
Izraeli ka vazhduar të sulmojë Rripin e Gazës nga ajri dhe deti për të gjashtën ditë me radhë. Tetëmbëdhjetë palestinezë kanë humbur jetën vetëm sot.

Krahas sulmeve të vazhdueshme, kanë vazhduar edhe përpjekjet për armëpushim, me Egjiptin në krye të tyre.

Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle, u ka bërë thirrje të gjitha palëve që të qetësohen, ndërsa ka mbrojtur të drejtën e Izraelit për t’u vetëmbrojtur nga sulmet me raketa të Rripit të Gazës.

Luftimet ndërmjet Izraelit dhe Gazës janë intensifikuar qysh të mërkurën, kur ushtria izraelite ka vrarë shefin ushtarak të Hamasit.

Hamasi është një lëvizje islamike që kontrollon Rripin e Gazës qysh në vitin 2007.

Numri total i viktimave palestineze në gjashtë ditë luftime ka arritur në 95.
XS
SM
MD
LG