E premte, tetor 31, 2014 Kosova 05:01

Lajmet

Arrestohen për komente dhe “like” në Facebook

Logo e rrjetit social FacebookLogo e rrjetit social Facebook
x
Logo e rrjetit social Facebook
Logo e rrjetit social Facebook
Policia në Indi ka arrestuar një vajzë, e cila ka kritikuar në Facebook “zinë” që ka mbajtur Mumbai për vdekjen e politikanit Bal Thackerau.

Shoqja e saj, e cila ka pëlqyer komentin, është arrestuar po ashtu.

Mësohet se të dyja vajzat, të cilat akuzohen për “fyerjen e ndjenjave fetare” janë liruar me kusht, pas shfaqjes në gjykatën e qytetit Palghar.

Nacionalisti hindus, Thackeray, ka qenë njëra nga figurat më përçarëse në politikën e Indisë. Ai është fajësuar për nxitjen e tensioneve midis hindusëve dhe myslimanëve dhe është nderuar nga ndjekësit e tij.

Lajmi për vdekjen e Thackerayt ka shkaktuar mbylljen e të gjitha bizneseve të dielën në Mumbai, nga frika e dhunës që mund të shkaktojnë mbështetësit e tij.

Në Faceboouk-un e saj, 21-vjeçarja ka shkruar: “Njerëzit si Thackeray lindin dhe vdesin çdo ditë dhe njëri nga ta nuk duhet të shkaktojë bllokimin e qytetit”.