Ndërlidhjet

Fraksionet islamike kundërshtojnë opozitën siriane


Siri
Siri
Grupet radikale rebele në Siri kanë refuzuar koalicionin e sapoformuar opozitar.

Në një video online, 13 fraksionet islamike kanë hedhur poshtë atë që kanë cilësuar si “projekt të huaj”.

Videoja duket të jetë reagim ndaj formimit të Koalicionit Kombëtar të Sirisë per Forcat Opozitare dhe Revolucionare, i cili gëzon mbështetjen e Perëndimit.

Ai është formuar javën e kaluar dhe synon të mbledhë të gjitha grupet që duan rrëzimin e presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad.

Kreu i tij, Mouaz al-Khatib, ka bërë të ditur se selia e Koalicionit do të jetë në Egjipt.

Siria po përballet me protesta anti-qeveritare qysh në mars të vitit të kaluar. Presidenti Assad ka shtypur dhunshëm kundërshtarët e regjimit të tij. Mbi 38,000 persona thuhet të kenë humbur jetën në trazira.
XS
SM
MD
LG