Ndërlidhjet

McCartney: Mos hani gjel deti!


Bluza që mban veshur Paul McCartney
Bluza që mban veshur Paul McCartney
Paul McCartney, ish-pjesëtar i grupit legjendar “The Betales”, i është bashkuar fushatës së grupit për të drejtat e kafshëve PETA, e cila u bën thirrje amerikanëve që, këtë të enjte, të festojnë Ditën e Falënderimeve pa gjel deti.

Ai është vegjetarian prej kohësh.

McCartney është paraqitur në faqen e Njerëzve për Trajtim Etik të Kafshëve me një bluzë gri, ku shkruan “Mos hani gjel deti”.

Amerikanët shënojnë çdo vit Ditën e Falënderimeve dhe tradita parasheh që atë ditë të hanë gjel deti.

“Dita e Falënderimeve” shënon fundin e korrje-shirjeve, ndërsa si festë shfrytëzohet për të falënderuar bereqetin.
XS
SM
MD
LG