Ndërlidhjet

FARC-u shpall armëpushim


Pjesëtarë të FRAC-ut
Pjesëtarë të FRAC-ut
Rebelët e majtë të FARC-ut kanë shpallur dy muaj armëpushim me Qeverinë e Kolumbisë.

Zëdhënësi i tyre ka thënë se grupi do të ndalojë të gjitha operacionet ushtarake deri më 20 janar.

Qindra mijëra njerëz thuhet se kanë humbur jetën prejse Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARC) kanë nisur kryengritjen e tyre në vitet 1960.

Grupi besohet se ka rreth 9,000 pjesëtarë.

Ai aktualisht po zhvillon bisedime me Qeverinë e Kolumbisë në Havanë të Kubës.

Kjo është përpjekja e katërt për negociata paqësore midis FARC-ut dhe Qeverisë kolumbiane në dy dekada.
XS
SM
MD
LG