E enjte, prill 17, 2014 Kosova 20:30

Lajmet

SHBA - sanksione të reja kundër Hezbollahut

Ali Musa DaqduqAli Musa Daqduq
x
Ali Musa Daqduq
Ali Musa Daqduq
Madhësia e shkronjave - +
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione të reja kundër liderit të Hezbollahut.

Aksioni i Departamentit amerikan të Thesarit ngrin çdo aset të Ali Mussa Daqduqit në Shtetet e Bashkuara dhe ndalon amerikanët që të bëjnë biznes me të.

Daqduq fajësohet për një numër sulmesh kundër forcave amerikane në Irak.

Ai është kapur në mars të vitit 2007 dhe është mbajtur nga ushtria amerikane derisa është transferuar në një burg të Irakut, në dhjetor të vitit 2011.

Drejtësia në Irak ka hedhur poshtë akuzat kundër tij në muajin maj dhe e ka liruar javën e kaluar.

Shefi i Departamentit të Thesarit për Sanksione, David Cohen, ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë “jashtëzakonisht të zhgënjyera” me lirimin Daqduqit.

Cohen ka thënë se SHBA-ja do të vazhdojë përpjekjet për ta sjellë atë para drejtësisë.

Hezbollahu është grup militant me seli në Liban.