E hënë, janar 26, 2015 Kosova 03:21

Lajmet

Pakistanit i kërkohet të hetojë vrasjen e gazetarit

PakistanPakistan
x
Pakistan
Pakistan
Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve ka kërkuar nga autoritetet pakistaneze që të hetojnë vrasjen e gazetarit Rehmatullah Abid.

Ai është qëlluar për vdekje në qarkun Panjgur të provincën Baluçistan.

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve ka thënë se sulmet e pandëshkuara ndaj gazetarëve “janë duke heshtur lajmet dhe duke privuar publikun nga informacionet e rëndësishme në lidhje me konfliktin në rajonin e gjerë”.

Raportet thonë se policia është duke hetuar rastin, por nuk ka bërë asnjë arrestim.

Pakistani konsiderohet si njëri nga vendet më të rrezikshme në botë për gazetarët.

Të paktën 18 gazetarë janë vrarë në Baluçistan gjatë dekadës së kaluar.

VOX

Prishtina

Pritjet e të rinjve për vitin 2015

Në rubrikën tonë të përjavshme VOX, të Radios Evropa e Lirë, kemi marrë mendimet e të rinjve, rreth asaj se çka ata presin nga viti 2015