E premte, prill 18, 2014 Kosova 23:10

Lajmet

Hague kërkon qetësim të konfliktit izraelito-palestinez

William HagueWilliam Hague
x
William Hague
William Hague
Madhësia e shkronjave - +
Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, William Hague ka folur sot para Dhomës së Përfaqësuesve në Parlamentit Britanik, për konfliktin izraelito-palestinez.

“Ne e kemi bërë të qartë se Hamasi mban përgjegjësinë kryesore për fillimin e krizës aktuale, por gjithashtu se të gjitha palët janë përgjegjëse për këtë situatë. Ne i kemi bërë menjëherë thirrje Izraelit që të kërkojë çdo mundësi për ta qetësuar përgjigjen e tyre ushtarake dhe t’i shmangë viktimat civile”, ka thënë Hague.

Ai më tutje ka shtuar se nuk ka zgjidhje ushtarake të krizës në Gaza apo të konfliktit izraelito-palestinez.

“Mënyra e vetme për t’u dhënë njerëzve palestinezë shtetin që e meritojnë dhe u nevojitetet dhe njerëave izraelitë sigurinë dhe paqen për të cilën ata kanë të drejtë, është përmes zgjidhjeve të negociuara nga të dyja shtetet dhe në këtë drejtim koha është duke mbaruar”, ka thënë Hague.